PD: Projekti fantazem Milot-Fier, tenderi nuk ekziston | Lajme - News

2020-07-10 1

Koncesioni i rrugës Milot-Fier për demokratët është një nga vendimet më korruptive të qeverisë. Ata akuzojnë Kryeministrin Rama se e ka bërë këtë projekt me urgjencë, pa pasur asnjë dokument, duke u grabitur shqiptarëve 1.2 miliarde euro.

Ish- deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh: Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe. 1.2 miliardë euro është kosto e fryrë, deri në 6-fish më e lartë se bypass i Fierit, në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë dhe ata që janë përfshirë në këtë aferë të pistë, të pasurohen akoma më shumë duke vjedhur qytetarët.

Partia Demokratike thotë se Kryeministri Rama dhe Ministria Balluku duhet të sqarojnë shqiptarët se përse nuk është shpallur ende tenderi dhe si u përzgjodh konsulenti i kësaj rruge që do t?I kushtojë shqiptarëve për një udhëtim 17.4 euro. Selia blu paralajmëroi se edhe ky projekt do të verifikohet pas ardhjes në pushtet.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange